Flash News

KRYESORE

Juncker dhe Rama përplasen me Erisa Zykën në Bruksel, gazetarja: Nuk e prisja që presidenti i KE të përdorte një gjuhë të tillë

Juncker dhe Rama përplasen me Erisa Zykën në Bruksel, gazetarja:

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker nuk e ka pritur mirë pyetjen e gazetares shqiptare Erisa Zyka lidhur me anëtarësimin e Serbisë dhe Mali të Zi në Bashkimin Evropian brenda gjashtë viteve, kur shteteve të tjera i është dashur më shumë.

“Ju e dini që deklarata juaj për Serbinë dhe Malin e Zi se mund t’i bashkohen BE-së në 2025 ka qenë e mikëpritur nga disa dhe e hedhur në dyshim nga disa të tjerë për faktin se që kjo të bëhet realitet, këto vende duhet ta përfundojnë procesin në 2023. Pra pyetja ime është: mendoni se është realiste për këto vende që në 6 vite të përfundojnë procesin duke ditur se vende të tjera e kanë zgjatur më shumë dhe çfarë mund të thoni për vende të tjera si Shqipëria, Maqedonia?”,- ishte pyetja që Zykaj i drejtoi Juncker.

Presidenti i KE-së kërkoi nga gazetarja shqiptare që të mos citojë gazetarët e tjerë, madje duke akuzuar mediat prestigjioze për kopime.  

“Unë vetëm mund t’u këshilloj të mos citoni gazetarët e tjerë, sepse kjo është loja mes gazetarëve. Dikush shkruan, dikush kopjon dhe ju ngrini pyetjet tuaja. Ne jemi të befasuar nga reformat që po ndërmerren në Shqipëri, edhe në fushën që ju përmendni por kjo ishte një pyetje për Edin dhe jo për mua. Në fjalimin tim nuk e përmenda Serbinë dhe Malin e Zi. Ok?! Pra mos thoni që unë thashë që Serbia dhe Mali i Zi janë në pikën ku do të hidhen brenda BE-së. Unë dua që Shqipëria t’i bashkohet Bashkimit Europian një ditë dhe kjo është arsyeja pse: unë mendoj që ne jemi afër pikës ku unë mund t’i rekomandoj këshillit hapjen e negociatave”, u përgjigj Juncker.

Nga ana tjetër kryeministrit Edi Rama nuk i shpëtoi kjo situatë për të sulmuar edhe një herë tjetër mediat. Ai tha se ishte dakord me presidentin Juncker për çfarë tha për punën e gazetarëve.

Këto reagime nuk u pritën mirë nga gazetarja Erisa Zykaj e cila shprehu zhgënjimin me presidentin Juncker. Në një koment në ‘Facebook’, Zyka theksoi se Juncker i reduktoi mediat AFP dhe Newsweek në media që kopjojnë njëra-tjerën.

“Nuk e prisja kurrsesi që presidenti i Komisionit Europian të përdorte një gjuhë të tillë për mediat europiane, ku AFP është një referencë botërore dhe Newsweek që gëzon një reputacion serioz si media. Nuk është një deputet europian që flet, është presidenti i ekzekutivit europian dhe në gojën e tij, këto media u reduktuan si media që kopjojnë njëra tjetrën. Këto media në realitet reflektojnë një problematikë të realitetit shqiptar, qê ndikon në opinionin publik të shteteteve anêtare, ngaku aktualisht ka së paku tre shtete anëtare që janë kategorikisht kundër”, shkruan Zykaj. 

Të fundit