Juncker informon Ramën: Disa vende nuk mbështesin hapjen e negociatave

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker informoi kryeministrin Edi Rama se disa vende të BE-së nuk mbështesin hapjen e negociatave për Shqipërinë. Sipas tij, edhe nëse negociatat nuk do të hapen nga Këshilli i Ministrave të BE, Shqipëria duhet të vijojë me implementimin e reformave  që do ta afrojnë me Bashkimin Europian.

“Disa vende kane shqetësime ne disa fusha. E kam siguruar kryeministrin që do te mbroj raportin tone. Puna nuk ndalon ne qershor pavarësisht vendimit te Këshillit të Ministrave te Jashtem BE-së, Shqipëria duhet te vijoje me reformat kundër korrupsionit dhe krimit. Progresi kundër luftës ndaj kanabisit është për tu vlerësuar”, deklaroi ai, qe komentoi edhe situaten politike ne Shqiperi.

“Te gjithë partitë politike duhet te angazhohen për institucione demokratike. Zgjedhjet janë parashikuar për ne 30 qershor. Jam i interesuar që Shqipëria te ketë progres, nuk mund te ndalosh te drejtën për të votuar te popullit të Shqipërisë. Nëse jo do të shtynin perspektiven evropiane te Shqipërisë”, nënvizoi Junker.