Flash News

KRYESORE

Juncker: Ka përpjekje për të ndikuar zgjedhjet në PE, stop “lajmeve të rreme”

Juncker: Ka përpjekje për të ndikuar zgjedhjet në PE, stop

Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian ka deklaruar se do të godasë çdo “lajm të rremë” gjatë fushatës për zgjedhjet në Parlamentin Europian, që do të mbahen në maj.

“Nëse qeveritë bëjnë publikime për Bashkimin Europian ose Komisionin, të cilat nuk korrespondojnë me të vërtetën, atëherë do të përgjigjemi. Unë tashmë kam parë përpjekje për të ndikuar zgjedhjet e Parlamentit Europian me manipulime, që vijnë nga disa kënde, jo vetëm jashtë BE-së. Edhe shtetet brenda BE-së po bëjnë përpjekje të drejtojnë vullnetin e elektoratit me lajme të rreme”, tha Juncker, në një intervistë për grupin mediatik ‘Funke’ të Gjermanisë.

Sipas tij, Komisioni është i përgatitur për t’i luftuar të gjitha. Zgjedhjet për Parlamentin Europian do të mbahen nga data 23 deri më 26 maj.

Të fundit