Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Junker: Është esenciale që Kuvendi i Kosovës ta miratojë marrëveshjen e demarkacionit
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, u tha udhëheqësve politik kosovarë se "Kosova duhet t'i përmbushë sa më parë detyrimet që ka marrë në mënyrë që qytetarët e këtij vendi të përfitojë në procesin e liberalizimit të vizave”. "Është esenciale që Kuvendi i Kosovës ta miratojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ky është një hap kyç dhe i pashmangshëm për liberalizimin e vizave. Shqiptarët dhe serbët do të jenë përfituesit e parë. Nuk më kënaq fakti që kosovarët janë të vetmit në rajon që nuk mund të udhëtojnë lirshëm", tha Junker gjatë një konference të përbashkët për mediet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Konferenca për medie ishte tejet e shkurtër, dhe Junker nuk përmendi ndonjë datë të qartë për liberalizimin e vizave, nëse kuvendi ratifikon demarkacionin. Junker në këtë kuadër përmendi edhe përpjekjet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, fenomene këto që duhet luftuar sepse, edhe ky është kusht për liberalizim.
Normalizim i raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit
Presidenti i Komisionit Evropian i cili e viziton Kosovën për herë të parë, tha se ai dëshiron që raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të normalizohen dhe kjo të arrihet përmes dialogut ndërmjet të dyja vendeve.
"Ne duam që marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë të vihen në një bazë të re. Është themelore që kosovarët dhe serbët të gjejnë një pajtim midis tyre, e cila do të jetë juridikisht detyruese për të ecur së bashku drejt Evropës”, tha Junker.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga ana e tij, tha se Kosova e ka të qartë rrugën e saj drejt BE-së, ndërsa vizitën në Kosovë të tre krerëve të BE-së e cilësoi si një sinjal të qartë se BE-ja e do Kosovën në strukturat e saj. "Lidhur me perspektiven tonë evropiane ne nuk jemi duke kërkuar ndonjë rrugë të shkurtër, mirëpo vetëm presim trajtim të barabartë dhe qartësi në rrugën tonë përpara, sepse jam i bindur se kjo do të rezultojë me stabilitet e paqe, si dhe bashkëpunim në gjithë rajoni tonë", tha Presidenti Hashim Thaçi, duke ripotencar se "dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është një proces i vështirë por një rrugë e vetme që do t'u jepte fund konflikteve”. "Kosova është plotësisht e përkushtuar ndaj këtyre dy qëllimeve dhe detyra jonë është që si hap të parë të sigurojmë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe natyrisht, të punojmë me përkushtimin më të lartë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja përmes një marrëveshjeje përfundimtare”, tha Thaçi.
Demarkacioni me Malin e Zi
Në këtë ditë kur në Kosovë qëndronin tre krerët e Bashkimit Evropian, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shefja e diplomacisë së BE-së Federika Mogherini dhe komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn, parlamenti i Kosovës kishte seancë të jashtëzakonshme për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Mirëpo, pa ndonjë shpjegim të qartë, nuk u hodh në votim ligji për demarkacionin me Malin e Zi, i paralajmëruar me shumë bujë se sot kuvendi mund ta ratifikoje marrëveshjen. Në fillim të seancës, deputetët votuan për shmangie të procedurës, duke mënjanuar kështu debatin për demarkacionin, debat ky që është konsumuar tash e gati tre vjet.
Pas shmangies procedurale të paraparë me Rregulloren e Kuvendit, kryeparlamentari Veseli, kërkoi pauzë me qëllim që shefat e grupeve parlamentare t'i harmonizojnë qëndrimet për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit i cili më pas do të nxirrej në votim para deputetëve. Mirëpo, kjo nuk ndodhi sepse, shumë deputetë nuk ishin të pranishëm në sallë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se "në aspektin kohor, mund të shtyhet seanca për votimin e projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, sepse disa deputetë shqiptarë ndodhen në Podgoricë për një vizitë.”
Prania ndërkombëtare në Kosovë, vazhdimisht po u bën thirrje deputetëve që ta votojnë ligjin për demarkacionin. Kësaj thirrje iu bashkua edhe ambasada e Gjermanisë në Prishtinë. "Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkimin e kufirit është një hap vendimtar drejtë arritjes përfundimtare të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Me ngulm inkurajojmë partitë politike të bashkëpunojnë dhe të arrijnë një konsensus. Arritja e një konsensusi është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe duhet të merret si përgjegjësi e përbashkët për këtë vend”, citojnë mediet lokale ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë.
Lëvizja Vetëvendosje kundër ratifikimit
Çështja e demarkacionit me Malin e Zi, është temë debati në Kosovë tash e më shumë së dy vjet. Dy tentime në kuvendin e Kosovës për ta ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi, dështuan javën e shkuar, sikundër një tentim tjetër dështoi sot, për shkak të dallimeve të mëdha që kishin partitë politike rreth kësaj çështjeje. Gjatë fundjavës kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i kuvendit Kadri Veseli dhe shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, u dakorduan rreth kësaj çështjeje, mirëpo kundër ratifikimit të demarkacionit vazhdon të jetë lëvizja Vetëvendosje dhe lista Srpska.

Lëvizja Vetëvendosje është kundër, sepse thotë se Kosova po humbet territor, ndërsa, lista Srpska, thotë se për këtë subjekt më i rëndësishëm është formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, sesa demarkacioni me Malin e Zi. Të dyja këto subjekte politike përfaqësohen me 42 deputetë, ndërsa, për t'u ratifikuar demarkacioni që është kusht për liberalizimin e vizave, nevojiten 80 vota nga 120 sa i ka parlamenti i Kosovës.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaci, është i bindur se parlamenti i Kosovës do ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi në ditët në vijim, ndërsa, kërkoi nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker si tha, "që në momentin që kjo të ndodhë, jam i bindur se Komisioni Evropian, do t'i jap fund izolimit të qytetarëve të Kosovës”. Kosova është i vetmi vend në Evropë që akoma ka regjim vizash për në vendet e zonës Shengen./DW
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56

