Flash News

KRYESORE

Junker: Nuk do e mbajmë me zor Britaninë në BE; shqetësohem për Rumaninë

Junker: Nuk do e mbajmë me zor Britaninë në BE; shqetësohem

Kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, thotë se BE nuk do të përpiqet ta mbajë Britaninë brenda unionit dhe se Komisionit Europian do të respektojë rezultatin e referendumit.

“Po thuhet shpesh se qëllimi ynë është që ta mbajmë Mbretërinë e Bashkuar në BE me të gjitha mjetet e mundshme. Kjo nuk është qëllimi ynë. Gjithçka që duam është qartësia për marrëdhëniet tona në të ardhmen. Dhe ne respektojmë rezultatin e referendumit”, është shprehur Jean-Claude Juncker, për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”.

Si shqetësim, Junker renditi Rumaninë për të cilën tha se ende nuk e ka kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë të marrë kryesim mbi Shtetet Anëtare të BE-së

“Qeveria në Bukuresht ende nuk e ka kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë të marrë kryesim mbi Shtetet Anëtare të BE-së … Situata e brendshme e Rumanisë është e tillë që vendi nuk mund të veprojë si njësi kompakte në Evropë”, tha Juncker.

Të fundit