Flash News

KRYESORE

‘Junta ushtarake’/ Socialistët u rikthehen deklaratave të Metës: Frikë nga SPAK-u dhe Byroja e Hetimit

‘Junta ushtarake’/ Socialistët u rikthehen deklaratave të

Pavarësisht se kanë kaluar gjashtë ditë nga deklarata e Presidentit Ilir Meta, që u shpreh se ishte gati të dorëhiqej nga posti i lartë i shtetit, vetëm që në Shqipëri të mos instalohet ‘junta ushtarake’, socialistët vijojnë të mos e ‘kapërdijnë’ qëndrimin e tij.

Sot ishte radha e deputetit Besnik Baraj dhe e zëvendësministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi që akuzojne kreun e shtetit si të papjekur dhe në panik nga krijimi i organeve të reja të drejtësisë. Për Besnik Baren, historia që ka Meta me LSI-në e vë në vështirësi në qëndrimet e tij për situatën politike në vend. Sipas tij, presidenti që të luajë rolin e tij duhet të jetë i besueshëm dhe nuk mund të bëhet palë në krizën politike.

“Presidenti pikërisht për situata të tilla mbahet mend në Shqipëri sepse roli i tij në periudha të qeta është më shumë honorifik dhe kur krijohen situata të tilla kritike është mirë ta luajë atë rol, por ai ka një problem që lidhet me historinë e tij. Historinë e të qenit në krye të LSI-së. Ajo sikur e komplekson dhe herë pas here e bën që të mos jetë objektiv në qëndrimet e veta. I duhet shumë forcë për të dalë mbi vetveten, mbi historinë e vetvetes për të qëndruar  mbi palët. Jo thjesht në mënyrë deklarative, por në substancë të vet, që ta luajë rolin e tij dhe të jetë i besueshëm realisht që kërkon zgjidhjen e këtij ngërçi. Zgjidhja e ngërçit nuk mund të bëhet palë, kur duhet të ikë kryeministri i zgjedhur me vota dhe për të marrë rrugëzgjidhje”,nënvizoi ai gjatë emisionit “Mbrëmje ABC” nga gazetarja Mirela Milori.

Për Petro Koçin, rreziku i vetëm ndaj politikanëve me emra të veçantë është reforma në drejtësi, ndërsa shtoi se Meta është penduar për termin ‘junte ushtarake’.

“Mendoj se zoti Meta do të jetë penduar për atë deklaratë. Ishte një deklaratë e papjekur, që nuk ka lidhje me realitetin fare. Ndërkohë Meta sipas ligjit është komandanti i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, nuk mund të flasë kurrë për një juntë ushtarake. Besoj se "rreziku" ndaj politikanëve me emra të veçantë është reforma në drejtësi. Nëse ka dashur ti referohet reformës në drejtësi dhe institucuioneve që ajo po ngre siç është SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit si juntë ushtarake kjo është një metaforë e cila nuk mund të përdoret sepse duke qenë se jemi edhe duke zhvilluar ceremonitë dhe manifestimet për 10 vjetorin e anëtarësimit në NATO është një referencë shumë e gabuar dhe e pa pjekur”, përfundoi ai në studion e lajmeve të ‘Ora News’.

Të fundit