Flash News

KRYESORE

Jupp Heynckes, trajneri i ri i Bayern Munchen: Nuk është rikthim, por një detyrim shoqëror

 

Tashmë është zyrtare, Jupp Heynckes është trajneri i ri i Bayern Munchen pas shkarkimit të Karlo Ancelotit. Heynckes do të drejtojë Bayernin deri në fund të sezonit. Trajneri gjerman, i cili fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2013 me Bayernin rikthehet në Alianz Arena për të tretën herë. Pas marrjes së detyrës, ai tha se ky nuk është një rikthim, por nëj detyrim shoqëror. “Nuk është një rikthim, është një detyrim shoqëror dhe e kam bërë vetëm sepse i detyrohem shumë Bayern-it. Kam një ndjesi të mirë, prandaj le të fillojmë”, ka thënë ai. Ditën e sotme e përditshmja italiane “Tuttosport”, ka publikuar 7 trajnerët më të vjetër në Europë ku mes tyre është edhe trajneri aktual i Alavesit, Ganni De Biasi.

Më poshtë është lista e trajnerëve më të vjetër në Europë:

1-Jupp Heynckes, 72 vjeç, trajner i Bajernit të Mynihut

2-Roy Hodgson, 70 vjeç, trajneri i Crystal Palace

3-Arsene Ëenger, 67 vjeç, trajneri i Arsenalit

4-Luigi Del Neri, 67 vjeç trajneri i Udineses

5-Claudio Ranieri, 65 vjeç, trajneri i Nantes

6-Marcelo Bielsa, 62 vjeç, trajner i Lillas

7-Gianni De Biasi, 61 vjeç, trajner i Alavesit

 

Të fundit