Flash News

KRYESORE

Jurgen Klopp kujton historitë pas fitimit të titullit me Dortmundin: U zgjova në një kamion...

Sezoni 2010-2011 ka qenë i jashtëzakonshëm për Borussia Dortmund-in, pasi verdhezinjtë fituan titullin kampion. Arkitekti i këtij suksesi ishte trajneri Jurgen Klopp. Aktualisht te Liverpool, tekniku kujton me nostalgji atë moment unik, i cili ka qenë gjithashtu edhe shumë për të qeshur.

“Di të them që e kam tepruar shumë me pijen dhe kjo u dallua edhe në disa intervista të dhëna pas ndeshjes. Nuk ka shumë kuptim të tregoj çfarë ndodhi atë ditë, por kujtoj që pas festës në stadium, jam zgjuar në një kamion, brenda garazhit të “Signal Iduna Park”. Nuk e mbaj mend si përfundova aty, por thjesht kur u zgjova isha vetëm”, rrëfeu Klopp në dokumentarin “The Sportsman”, që tregon për suksesin e tij me verdhezinjtë .

Por ky nuk ishte incidenti i vetëm për teknikun gjerman.

“U nisëm për të ikur nga stadiumi dhe Watzke ndaloi një makinë në rrugë. Ishte një turk me një makinë me portobagazh, ndërsa Watzke i nxori 200 euro dhe e bindi të na merrte. Hipëm dhe isha ende i lodhur e i përgjumur, ndërsa koka më përplasej nëpër makinë. Nga pas dëgjoja, klok klok, klok.  Mendova se isha në ëndërr, por jo, në pjesën e pasme ishte plot me pula”.

Të fundit