Flash News

KRYESORE

Juristi Çlirim Gjata kundër deputetëve të Këshillit të Rregullores: Këta të vrasin ditën...

Juristi Çlirim Gjata kundër deputetëve të Këshillit

Juristi Çlirim Gjata e ka konsideruar skandaloze publikimin e emrit të dëshmitares në dosjen Habilaj-Tahiri. Në emisionin ‘Opinion’, duke iu drejtuar deputetit të PS, Ulsi Manja, pjesë e Këshillit të Rregullores, Gjata tha se deputetët i nxjerrin dëshmitarët në pazar, pasi dyshohet se emri i dëshmitares ka dalë nga deputetët që ishin informuar nga Prokuroria.

“Hajde merru me këta (deputetët). Këta të vrasin ditën, shko dhe dil dëshmitar. Ju të nxirrni në pazar”, iu drejtua Gjata Manjës.

Për Çlirim Gjatën, është e pakuptimtë që Kuvendi të autorizojë kontrollin e banesës dhe t’i pengojë daljen nga Shqipëria, por të mos lejojë arrestimin e Saimir Tahirit.

Të fundit