Flash News

KRYESORE

Juristi flet për përgjimet e reja: Përdorimi i parave në zgjedhje ka shkaktuar tërmetin për të cilin flet Damian Gjiknuri

Juristi flet për përgjimet e reja: Përdorimi i parave në

Juristi Çlirim Gjata në një deklaratë për mediat u ndal te përgjimet e reja të gazetës Bild. Gjata theksoi se nga biseda e  Damian Gjiknurit me Imer Lalën dhe ajo e Imer Lalës me të nipin, kuptohet qartë përdorimi i parave në zgjedhje, madje aq shumë janë hedhur, sa siç shprehet Gjiknuri shpesh, kanë shkaktuar “tërmet”.

“Mënyra sesi flasin tregon bashkëpunimin për vjedhjen e zgjedhjeve me përfshirjen e shumë personave. Janë Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme, është Krashi që u bë drejtor i OSHEE, Drini Reçi Drejtor Arsimor i Dibrës, është Bert Aga, shef i komisariatit, është Imer Lala, që i drejton të gjithë këta, si dhe Damian Gjiknuri, shefi politik i bandës. Fakti që janë dhënë para, i përfshin këta në dispozitën e Kodit Penal 328/a, që, ndëshkohet nga 1 në 3 vjet burg”- u shpreh Gjata.

Video/ Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet e ke bo. Imer Lala: Po më shkrunte ‘ai robi’

Të fundit