Flash News

KRYESORE

Juristi Hazizaj: Nuk ekziston mundësia ligjore që të krijohet Gjykata Kushtetuese

Juristi Hazizaj: Nuk ekziston mundësia ligjore që të krijohet

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj i ftuar në emisionin “Tempora” u shpreh se Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijohet, sepse 3 institucionet që duhet të propozojnë nga 3 anëtarë janë në ngërç.

 “Nuk ekziston asnjë lloj mundësie ligjore dhe kushtetuese të krijohet Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese parashikohet prej 9 anëtarësh. 3 nga Kuvendi, 3 nga Presidenti dhe 3 nga Gjykata e Lartë, që vijnë nga KLGJ. Ne nuk kemi Gjykatë të Lartë. Ne jemi duke shkarkuar Presidentin dhe Kuvendi nuk funksionon. Atëhere, e çfarë do të krijohet Gjykata Kushtetuese?”, deklaroi ai.

Nëse mazhoranca shkarkon presidentin Meta, Gjykata Kushtetuese është i vetmi instutucion që vlerëson ligjshmërinë e vendimit. E njëjta gjë edhe për dekretin e datës së rë të zgjedhjeve nga kreu i shtetit, 13 tetorin.

https://www.youtube.com/watch?v=eMCycrHVFQc

Të fundit