Flash News

KRYESORE

Juristi i KQZ-së denoncon ish-kryetarin Denar Biba, si eksponent i vjedhjes dhe korrupsionit!

Juristi i KQZ-së denoncon ish-kryetarin Denar Biba, si eksponent i vjedhjes

“Juristi dixhital” denoncon Denar Bibën, ish-kryetar i KQZ-së, për aferat e mëdha korruptive, vjedhjet e tij me firmen e PS, "Albdesign", në porositë e fletëve të votimit si dhe blerje autobuzi!, shkruan ish-kryeministri Berisha në rrjetin social facebook. Sipas denoncimit të jursitit, Denar Biba është shkarkuar nga drejtues i komisionit të shqyrtimit të ankesave të prokurimeve, pasi kamerat e fshehta e kapën atë në afera të pista, gjobvënie por dhe gjëra të tjera që u mbajtën të fshehta kundrejt ryshfetit të madh që i dha Norieges!, shkruan më tej Berisha. I bëj thirrje prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për këtë person të njohur të botës së vjedhjeve dhe korrupsionit! Lexoni mesazhin e juristit dixhital te KQZ. Sb”:

"Pershendetje Doktor. Jam jurist ne drejtorine juridike ne Kqz prej 2009. Per vertetine e emrit dhe nr e cel mund ta komformoni nga ..... Ish kryetari i kqz Denar Biba ka bere masaker me tenderat ne kqz. Me procedur me negocim qe i ka mar vetem nje firm te gjitha ne kundershtim me ligjin Albdesign psp. Kjo firme njihet si shume e afert me PS dhe ne zgjedhjet e kaluara ka bere gjithe fushaten e Erion Velise Njoftimet i ke dhe ne buletin e prokurimit publik. Pervec procedures qe eshte flagranteë dhe mallrat qe kan ardh jane ne kundershtim me vendimet e kqz. Psh. Kode e sigurise qe mbyll kutite e votimit me vendim kqz jane diametri 1.8 Denari i ka sjell 1.4 me te njejten cmim qe paguhet per 1.8. Ka probleme ne bojen mstrikulluese per ngjyren . Nga e zeze qe duhet e ka sjell vjollc. Ka probleme ne reklamat fleten e votimit etjjj. Po ben masaker me cmimin e fletes se votimit. Me te njejtin cmim qe ka blere formatin A3 po paguhet A4. Te gjitha keto i ka nenshkruar Denar Biba . Per te mos thene qe ka marre me qera nje atobus qe duhet te ishte shume modern dhe punetoret i transporton ne Lynder me linjen e autobusit urban te linjes se kopshtit zoologjik. Nqs je i interesuar me thuaj qe te siguroj dhe dokumentacionin dhe provat. Me respek Endri. Te gjitha kto jan te verteta. I ke dhe me prova. Po pati , jo me anetaret verifikemet se dalin llafet. Nqs ju, ju sherben ballafaqimi me kedo , jam gati."

Të fundit