Flash News

KRYESORE

Juristi në protestën për mbrojtjen e teatrit: Rasti i dytë në historinë e botës që mbyllet Gjykata Kushtetuese

Juristi në protestën për mbrojtjen e teatrit: Rasti i dytë

Juristi Çlirim Gjata i është bashkuar sot protestës që po zhvillohet për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga plani Rama-Veliaj që parashikon shembjen e tij. Gjata theksoi se nuk e kishte menduar kurrë që Shqipëria do të përballej një ditë me këtë situatë ku është e pamundur të gjesh një zgjidhje ligjore për shkak të mbylljes së Gjykatës Kushtetuese.

Ish-kreu i KQZ-së tha se në botë njihen vetëm dy raste kur janë mbyllur Gjykatat Kushtetuese:  “Zoti kryeministër po miraton një ligj fiks në një kohë kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Duhet të dimë një gjë, dy Gjykata Kushtetuese janë mbyllur në botë. Gjykata e parë Kushtetuese ishte në Evropë dhe Gjykata e dytë Kushtetuese ishte po në Evropë. Gjykata e parë ishte ajo austriake, kur Hitleri pushtoi Austrinë. Ai (kryetari i Gjykatës) dha dorëheqjen dhe vdiq diku në Itali... sepse tha se nazizmi dhe Gjykata Kushtetuese nuk shkojnë bashkë. Ky ishte fati i Gjykatës së parë, e cila u rindërtua pas luftës. Gjykata e fundit Kushtetuese e ndërtuar në Evropë është Gjykata Kushtetuese Shqiptare në 1992, edhe ajo u mbyll tani pa pushtues, pa nazizëm, thjesht me një “deus ex machina” shumë bukur e llogaritur për të ardhur deri këtu. Cila është pasoja? Pasoja për austriakët ishte pushtimi, për shqiptarët është që një grusht qeveritarësh do marrin 200 milionë euro dhe do ikin, pastaj do thonë bëni një teatër të ri dhe një Gjykatë Kushtetuese të re.”

Qytetarët do i dalin përballë Edi Ramës, te enjten protestojnë te Kuvendi për të bllokuar shembjen e Teatrit Kombëtar

Të fundit