Flash News

KRYESORE

Juristi paralajmëron: Pas mbylljes të lojërave të fatit, do rritet ndjeshëm kriminaliteti

Juristi paralajmëron: Pas mbylljes të lojërave të fatit, do

Juristi Ledio Braho i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News u shpreh se nxjerrja e rreth 10 mijë personave pa punë pas mbylljes së lojërave të fatit, do të rritet kriminaliteti në vend duke sjell si rast Gjermaninë.

Këto janë shoqëri me bilance dhe të gjitha bilancet do t'ia kërkojnë shtetit deri në 2026-n të paktën. Pra të gjitha fitimet e munguara të këtyre shoqërive. Do shtohet edhe dëmi që gjithë këto kompani nga kontratat e punës që do të zgjidhin, nga kontratat e qirasë që do të zgjidhin. Të gjitha këto janë fatura”, pohoi ai duke shtuar:

Më 1 janar këto do të jenë shoqëri në likuidim. Do të pezullojnë aktivitetin më 1 janar do hapin procese gjyqësore me shtetin. Shumica e këtyre 10 mijë personave normalisht që do të vazhdojnë aktivitetin, por do ta vazhdojnë në të zezë. Kur është rritur kriminaliteti në Gjermani në 2010 se çfarë shteti ka, imagjino çfarë mund të bëhet në Shqipëri. Do krijohet një amulli për një tek të kryeministri”, përfundoi ai.

Kryeministri Rama është shprehur se personat e papunë do të bëhen pjesë e një trajnimi të organizuar nga zyrat rajonale të punës, por pa dhënë më shumë detaje.

Të fundit