Flash News

KRYESORE

Juristi tregon skenarin që po përgatitet nga mazhoranca: Do kapet Konferenca e Prokurorëve; ja për çfarë u shërben

Juristi Çlirim Gjata ka folur për skenarin që po përgatitet nga mazhoranca për kapjen e drejtësisë dhe që ka filluar me zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku. Gjatë emisionit ‘Kjo Javë’, në News 24, Gjata tha se qëllimi dhe ‘detyra’ e Markut është që të kapë Konferencën e Prokurorëve.

Nga kjo konferencë do të dalin emrat e gjashtë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që do të jetë organi nga ku do të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm dhe do të jetë një ndër institcionet kryesore të sistemit të drejtësisë.

“Është vënë për të kapur Konferencën e Prokurorëve, nga ku do të dalin 6 anëtarët e KLP-së. Ajo (Arta Marku) ka në dorë thirrjen e mbledhjes, përcaktimin e procedurave dhe shpërndarjen e dosjeve të vetting-ut. Ajo do të zgjedhë gjashtë anëtarët që do të hetojnë dosjet e korrupsionit”, tha Gjata.

Sa i përket përpjekjes së socialistëve për të ndryshuar Rregulloren e Kuvendit, për t’i dhënë më shumë mbrojtje deputetëve dhe ministrave që do të kenë punë me drejtësinë, Gjata theksoi se prokurori nuk ka detyrë të respektojë Rregulloren e Kuvendit, por t’i bindet Kushtetutës. Ai e cilësoi përpjekjen e mazhorancës si pasojë e frikës nga reforma në drejtësi.

Të fundit