Flash News

KRYESORE

Justin Bieber nuk mendon më për Selena Gomez, kërkon të ketë fëmijë me Hailey-n

Justin Bieber nuk mendon më për Selena Gomez, kërkon të
Në ditëlindjen e Hailey-t, bashkëshortes së tij, këngëtari kanadez Justin Bieber i ka bërë një dedikim dhe kërkesë modeles. Me një foto nga dasma e tyre,Justin i ka shkruar bashkëshortes së tij se si e bën ajo të ndjehet këngëtarin çdo ditë dhe madje i ka kërkuar dhe fëmijë: “Gëzuar ditëlindjen zemër. Ti më bën të jem më i mirë çdo ditë. Mënyra se si e jeton jetën është kaq tërheqëse. Ti më ngre lart çdo ditë. Sezonin tjetër: FËMIJË." Në një temë të nxehtë diskutimi ku Selena Gomez i ka kushtuar një këngë Justin Bieber për tradhtinë që ai i bëri me Hailey-n dhe kur fansat ju kthyen kundër këngëtarit Kanadez, ai e konsideron të mbyllur kapitullin me Selenan, duke kërkuar kështu të krijojë familje me bashkëshorten e tij.
Ndërkohë fansat nuk janë dhe aq shumë dakord. Në komentet e tyre disa kanë uruar ditëlindjen e modeles por të tjerë kanë shkruar se Selena është më e mirë dhe se e gjitha kjo është një "histori dashurie false".  

Të fundit