Flash News

KRYESORE

Justin dhe Hailey e mohojnë, xhaxhai nxjerr sekretin: U martuan dhe nuk e di ç`marrëveshje kanë nënshkruar

Prej disa ditësh ka zëra se këngëtari Justin Bieber dhe modelja Hailey janë martuar. Mirëpo këto zëra i mohoi vetë modelja ku doli me një deklaratë publike duke thënë se çifti nuk është martuar.

Por mesa duket edhe modelja na paska gënjyer, sepse xhaxhai i saj sapo tha diçka që na riktheu edhe njëherë në fillim të gjithë kësaj historie.

Alec Baldwin, xhaxhai i Hailey, mbrëmjen e djeshme,  gjatë eventit të “Emmy”-t,  u shpreh se ajo me të vërtetë është martuar me Justin Bieber.

“Ata u larguan dhe u martuan, unë nuk e di se çfarë marrëveshje kanë nënshkruar”, tha aktori i njohur.

Të fundit