Flash News

KRYESORE

Juventus përmbys Tottenham dhe kualifikohet, Bazel fiton por është jashtë Champions League

Juventus përmbys Tottenham dhe kualifikohet, Bazel fiton por

Juventus ka përmbysur Tottenaham dhe ka siguruar kalimin për në fazën çerekfinale të Champions League. Italianët e gjetën vetën në disavantazh në pjesën e parë ku vendasit shënuan me koreano-jugori Son.

Por pjesën e dytë, Juventus përmbysi gjithçka duke shënuar dy gola brenda katër minutave fal dy argjentinasve, Higuain dhe Dybala. Ndeshja e parë në Torino përfundoi me rezultatin 2-2 dhe me fitoren e sotme Juventus është skuadra që kalon më tej.

Ndërkohë, ndeshja tjetër, ajo mes Manchester City-it dhe Basel u mbyll me fitoren e zviceranëve. City kaloi e para në avantazh me atë të Gabriel Jesus ndërkohë që miqtë përmbysën gjithçka me golat e Elyounoussi dhe Lang. Ndeshja e parë është mbyllur në shifrat 4-0 në favor të anglezve.

Të fundit