Flash News

KRYESORE

Juventusi do sulmues, emri i parë në listë vjen nga Parisi

Juventusi do sulmues, emri i parë në listë vjen nga Parisi

Juventusi sipas medias Tuttosport po kërkon me ngulm për sulmues, meqë Cristiano Ronaldo, Mario Mandzukic dhe Gonzalo Higuain janë të tre lojtarë në fundin e karrierës.

Sulmuesi Mauro Icardi mbetet emri i parë në listë. Aktualisht ai është i huazuar te PSG, por bardhezinjtë kanë një shans të artë për ta marrë, nëse argjentinasi nuk do rikthimin tek Interi dhe nuk i pëlqen as Parisi.

Lista vazhdon me sulmuesin e Salzburgut, Erling Haaland, i cili është vetëm 19 vjeç, për të vijuar me Gabriel Jesus i Manchester City dhe Harry Kane i Tottenham.

Të fundit