Flash News

KRYESORE

“Juventusi është klubi i fundit në karrierën e Ronaldos”

“Juventusi është klubi i fundit në karrierën e

Menaxheri Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes ka deklaruar se Juventusi do të jetë klubi i fundit për klientin e tij, teksa thekson se është i lumtur që portugezi ka marr këtë vendim në karrierë.

Fituesi i Topit të Artë u zyrtarizua si përforcimi më i ri i Juventusit, për 100 milionë euro nga Real Madridi dhe ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.

“Jam shumë i lumtur për Cristianon”, është shprehur Mendes për Sport. “Juventusi do të jetë klubi i tij i fundit dhe jam i lumtur që ai mori këtë vendim. Me këtë klub ai do ta mbyllë karrierën e tij të jashtëzakonshme”, pohoi ai duke u dhënë fund spekilimeve se portugezi mund të transferohej në Kinë ose në Amerikë në të ardhmen.

Mendes ka falënderuar drejtuesit e klubit italian për profesionalizmin e tyre në negociatat me Real Madridin.

Të fundit