Flash News

KRYESORE

Juventusi fiton derbin me De Ligt, Reali ngec pa gola në shtëpi

Interi sot e shijoi vetëm për pak kreun e renditjes, sepse Juventusi fitoi 1-0 derbin me Torinon. Bardhezinjtë provuan 10 gjuajtje në total këtë të shtunë dhe e gjetën golin me shumë vështirësi.

Për "Zonjën" shënoi mbrojtësi Matthijs de Ligt në të 80'. Qendërmbrojtësi i blerë për 80 milionë euro nga Ajax u bë protagonist (jo për herë të parë) me një prekje me dorë brenda zonës, por e shleu gabimin (edhe pse Juventusi nuk mori penallti si dënim) duke shënuar golin e fitores.

Juventusi e dominoi takimin dukshëm, ashtu si edhe pritej, por portieri Sirigu bëri disa pritje fantastike dhe bllokoi aksionet e bardhezinjve. Gjithsesi, Juve fitoi dhe kreu iu takon sërish kampionëve.

Ndërkohë, në Madrid sonte u luajt ndeshja e Real Madridit me Betisin, e mbyllur në barazim pa gola. "Los Blancos" pati shansin të kapte vendin e parë pas humbjes së sotme të Barcelonës me Levanten, por skuadra e Zidane nuk ia doli ta shfrytëzonte atë.

Të fundit