Flash News

KRYESORE

Juventusi lë Interin me gisht në gojë, i rrëmben lojtarin para syve

Juventusi la Interin me gisht në gojë në momentin e fundit duke i rrëmbyer sulmuesin Dejan Kulusevski. Lojtari i Atalantës i huazuar te Parma ka bërë mjaft mirë këtë sezon.

Bergamezët kanë shitur 19-vjeçarin te bardhezinjtë dhe ky i fundit do të kryejë vizitat mjekësore. Afrimi i tij cilësohet i goditur nga kampionët që marrin një xhevahir të ri për të ardhmen.

Ekipi i Maurizio Sarrit pagoi 35 milionë euro në arkat e klubit të Atalantës. Bergamezët mund ta mbyllin marrëveshjen në 45 milionë euro, në rast se lojtari arrin të fitojë dhe 10 milionë euro bonuse.

Rezultate imazhesh për dejan kulusevski

Të fundit