Flash News

KRYESORE

Juventusi me 3 mijë tifozë në Champions, autoritetet franceze në kaos

Juventusi me 3 mijë tifozë në Champions, autoritetet franceze

Juventusi nesër do të luajë në transfertë ndaj Lyonit në Champions League.

Aktualisht Torino është ndër qytetet që po vëzhgohet me kujdes, sepse është në afërsi të rajoneve më të prekur nga Coronavirus. Veriu i Italisë është në alarm.

Për ndeshjen e vlefshme për Champions League do të udhëtojnë rreth 3 mijë tifozë nga Piemonte dhe për këtë autoritetet franceze nuk janë optimistë, sepse kjo mund të ndikojë në përhapjen e virusit në Francë.

Gjendja aktuale është në kaos deri tani dhe pritet që tifozët e Juventusit të kontrollohen nëse shfaqin simptoma të Coronavirus.

Të fundit