Flash News

KRYESORE

Juventusi nis merkaton me vrull, synohet një italian

Juventusi nis merkaton me vrull, synohet një italian

Juventusi synon të afrojë sa më shumë merkato në skuadër. Ky është plani i bardhezinjve sipas Calciomercato dhe Tuttosport. Aktualisht klubi bardhezi po negocion me PSG-në për një shkëmbim De Sciglio-Meunier, teksa po kërkohet edhe një mbrojtës të majtë.

Pavarësisht cilësisë së tij, Sandro ka nevojë për një zëvendësues dhe bardhezinjtë nuk e kanë harruar emrin e Emerson Palmierit. 25-vjeçari luan te Chelsea dhe është një lojtar shumë i përshtatshëm për skemat e Sarrit, i cili e pëlqen atë për lojën që bën.

Tuttosport shton se Fabio Paratici do të nisë "sulmin" e tij për ish-lojtarin e Palermos dhe Romës, sepse Juventusit i duhet një lojtar i cili nuk ka nevojë për shumë kohë që të përshtatet me ekipin.

Të fundit