Flash News

KRYESORE

Ka apo jo marrëveshje me Athinën? Rama i paqartë. Fillimisht e mohon pastaj ndryshon mendje duke pranuar ekzistencën e saj: Është arritur…

Ashtu si publiku shqiptar dhe grek janë të paqartë sa i përket negociatave midis dy ministrave të Jashtëm, edhe kryeministri Edi Rama ndodhet në të njëjtën situatë.

I ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, në Report Tv, Rama fillimisht preferoi të mos jepte detaje nëse është arritur ndonjë marrëveshje midis dy vendeve, duke theksuar se negociatat vijojnë ende, por më pas ndryshoi mendje dhe zbuloi ekzistencën e saj kur po fliste për takimet që do të zhvillojë me homologun Aleksis Tsipras.

“Me kryeministrin Tsipras do të jemi së bashku në Davos. Por mbetet një datë tjetër e saktësimit të elementëve që kanë të bëjnë me marrëveshjen e arritur në linja të gjëra, më pas detajohet në dokumente që do të marrin vlerë qoftë ligjore qoftë edhe përsa i përket asaj që thashë të një platforme të re të partneritetit strategjik”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar kërkoi të pritet fillimi i pranverës për të mësuar më shumë detaje nga kjo marrëveshje, ndërsa më pas shtoi se nuk ka ende asgjë të shkruar apo të firmosur, çka hedh poshtë fjalët e tij të mësipërme se ka një “marrëveshje të arritur në linja të gjëra”.

Sa i përket ligjit të luftës, Rama tha: "Do kalojë në procedurat ligjore të shtetit fqinj dhe do jetë një dokument që do t'i mbetet historisë dhe jo një ligj në fuqi që na ka penguar të shkruajmë historinë e re."

Të fundit