Flash News

KRYESORE

“Ka ardhur gruaja e kryeministrit dhe ju nuk jeni këtu?” Publikohen mesazhet e drejtoreshës për mësuesit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka publikuar disa mesazhe që pretendon se i përkasin drejtoreshës së shkollës Teknologjike në Shkodër. Në këto mesazhe lexohet se si drejtoresha kërkon nga mësuesit të marrin pjesë të detyruar në një takim ku e pranishme ishte edhe Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama.

“Deri tek shkollat shtrihen tentakulat e këtij pushteti”, thotë Spahia në reagimin e tij.

Reagimi i plotë:

Shkolla në dispozicion të pushtetit

Të qeshesh a të qash me mënyrën se si edhe shkolla vihet në shërbim të pushtetit. Ja shembulli, që denoncohet, i drejtoreshës militante të shkollës Teknologjike në Shkodër që ndërpret mësimin, e i vë mësuesit në funksion të nevojave të zonjës së kryeministrit! Shikoni mesazhet se si angazhimi i përsëritur reflektohet si urdhër nga drejtoresha! Deri tek shkollat shtrihen tentakulat e këtij pushteti që e trajton këtë vend si bahçen e Surrelit e padyshim promovon ushtarë të verbër.

Të fundit