Flash News

KRYESORE

A ka arsye për të festuar drejtoria e policisë së Vlorës?  

Drejtoria e Policisë së Vlorës ka vendosur të organizoj një drekë festive me rastin e festave të fundvitit. Deri më tani duket se kjo është drejtoria e parë, sa i takon policisë së shtetit, që zhvillon një event të tillë.

Por duke ju referuar bilancit të kësaj drejtorie a ka arsye për të festuar? Më poshtë, rendisim disa nga ngjarjet që tregojnë performancën e policisë së këtij qarku.

Vlora rezultoi një ndër zonat ku ishin kultivuar sasira të mëdha kanabis sativa. Madje sasira të mëdha doroge të kapur kryesisht në Itali rezultonin të ishin nisur nga brigjet e Vlorës duke i shpëtuar policisë vendase. Publikimi i materialeve të dosjes Habilaj, implikonin drejtues të lartë të kësaj drejtorie.

Situata e rendit në qytetin e Vlorës, për mos të thënë alarmante, është shqetësuese. Shpërthimet me tritol dhe djegjet e automjeteve janë kthyer në një fenomen jo të rrallë në këtë qytet. Atentatet që kanë tronditur qytetin janë ende pa asnjë autor.

Të gjitha këto duket se nuk e përligjin festën dhe nëse do duhet ti vendosje një notë policisë së Vlorës për 2017-ën vështirë se do ta kalonte klasën.

 

Të fundit