Flash News

KRYESORE

A ka bërë fushatë Jozefina Topalli? Shihni postimet e saj në Facebook gjatë zgjedhjeve  

A ka bërë fushatë Jozefina Topalli? Shihni postimet e saj në

Jozefina Topalli është një prej zërave kritikë kundër lidershipit të Lulzim Bashës. Edhe pse nuk është bërë pjesë e Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike, të udhëhequr nga Astrit Patozi, ajo ka vazhduar me kritikat ndaj Bashës dhe garës në PD, duke kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të tij. Basha, gjatë një debati në Shkodër me Selamin, ka lënë të kuptohet se grupi kundër tij punon prej katër vitesh për 22 korrikun. Insinuimi i tij ka qenë i qartë: ata kanë pritur dhe kanë punuar për humbjen e partisë për ta identifkuar si humbje të tij.

Është e pamundur të zbulosh nëse grupi anti-Basha ka punuar kundër PD në zgjedhje, por është e lehtë të monitorosh se çfarë kanë bërë gjatë 30 ditëve të fushatës. Politiko.al ka monitoruar faqen në Facebook, që nga shpallja e listave e deri më 25 qershor, për të parë nëse deputetja ka qenë e përfshirë në fushatën e PD. Në një formë countdoën-i, duke filluar nga 25 qershori e duke numëruar mbrapsht te shpallja e listave, sheh se zonja Topalli, as nuk u ka bërë thirrje demokratëve të dalin në votime më 25 qershor. Në këtë datë ajo është mjaftuar me një urim për festën e Bajramit.   

Muaji i zgjedhjeve ka qenë 'i shenjtë' për Topallin, duke qenë se ajo, ndër 11 postime, 4 i ka me festa fetare: fillimin dhe mbylljen e Ramazanit, Natën e Kadrit dhe Shna Ndoun. Zonja Topalli është treguar 'politike' në 5 raste. Pas daljes së listave, duke thënë se 'Partia Demokratike nuk është më ajo e Dhjetorit '90'; kur ka lajmëruar se do të shkonte në emisionin 'Të Paekspozuarit'; kur ka hedhur një link të këtij emisioni; kur ka postuar një poster-thënie të shkrimtarit George Orëell dhe; postimi i fjalës me rastin e votimeve për Komisionet e Vetingut.

Jozefina Topalli nuk ka asnjë postim, asnjë foto, asnjë fjalë që e përfshin në fushatën e partisë së saj. Me sa duket, ajo nuk ka dashur të bëjë  fushatë për "Partinë Demokratike që nuk është më ajo e Dhjetorit '90".

Ditari i postimeve të JT në Facebook:

-25 qershor: Gezuar Bajramin

-24 qershor: Poster me një thenie të George Orëell-it

-21 qershor: Urim për Naten e Kadrit.

-17 qershor: Fjala ne parlament per Komisionet e Vetingut -'Rilindja e Ina Rames dhe Republika e Re e Palit te vetingut!!!'

-16 qershor: Postim-foto me qenin

-12 qershor: Gezuar Shna Ndoun

-2 qershor: Linku i intervistes te 'Te paekspozuarit'

-1 qershor: Më ndiqini sonte te 'Te paekspozuarit'

-1 qershor: Gezuar 1 qershorin!

-29 maj: Shenim: Prej 26 majit kjo nuk eshte me Partia Demokratike e Dhjetorit '90

-27 maj: Urimi për fillimin e Ramazanit.

Të fundit