Flash News

KRYESORE

I ka bllokuar rrugën euro-atlantike, por Greqia garanton Maqedoninë: Uniteti juaj i padiskuteshëm

I ka bllokuar rrugën euro-atlantike, por Greqia garanton Maqedoninë:

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias paralajmëroi dje në mbrëmje kundër atyre të cilët mendojnë dhe ëndërrojnë për destabilizm të Ballkanit dhe ndërrim të kufijve.

“Greqia, dhe kjo, gjithashtu, ka të bëjë me fqinjin tonë verior, është fuqimisht në dobi të stabilitetit të rajonit. Ne jemi fuqimisht në dobi të unitetit të Maqedonisë, ne jemi të vetmit të cilët madje as sot nuk përzihen në punët e saj të brendshme, por ne do ta mbrojmë ekzistencën e saj”, deklaroi ai.

“Jemi në epokën e stabilitetit, që kërkon zbatimin e raporteve ndërkombëtare, por para së gjithash, kërkohet respekt i madh ndaj kufijve”, theksoi ai, i cituar nga agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

Shefi i diplomacisë greke bëri deklaratat e sipërcituara gjatë prezantimit të librit të ish-ministrit të PASOK-ut, Nikos Sifunakis për historinë e komunitetit grek në ishujt turq Gjukçeada (greqisht i njohur si Imvros) dhe Bozkaada (i njohur si Tenedos).

Të fundit