Flash News

KRYESORE

“A ka çamë në Dibër?” Studentët e ekselencës vënë në siklet Shpëtim Idrizin, ja si përgjigjet kreu i PDIU

“A ka çamë në Dibër?” Studentët e

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ishte sot i ftuar në “Vila 24” në “News24” nga ku foli edhe për aktualitetin politik.

Gjatë diskutimit, studentët e ekselencës kanë vënë në siklet Idrizin teksa i kanë drejtuar pyetjen:  A ka çamë në Dibër?, por i mënjehershëm ka qenë reagimi i Idrizit i cili u shpreh se PDIU nuk është parti e çamëve, por e një kauze si Çamëria.

Sipas Idrizit deklaratat lidhur me fushatën e tij në Dibër janë merak i partive të mëdha pasi PDIU është rritur.

“Basha që është në hall të madh bëri fushatë të çuditshme dhe më vjen keq që ajo parti ka një lider si Basha. Rama në Dibër kërkoi vota për Bashën dhe të gjithë konkurrojnë për barcaletën më të bukur. Në Dibër ai ka një merak se ne jemi rritur, PDIU nuk është parti e çamëve por e një kauze si Çamëria, ne e kemi nisur si shoqatë dhe sot do të marrim 7-10 mandate” tha Idrizi.

Lidhur me takimin me kreun e Kuvendit Ilir Meta Idrizi nuk dha detaje por tha se nuk kishte ndonjë gjë të veçantë, por i lidh shorti i numërimit.

“Nuk kishte ndonjë gjë të veçantë takimi i djeshëm. Dje isha çu shpejt e shpejt dhe kisha vesh një bluzë dhe se dija fare që kishte kamera aty. KQZ pardje kishte shortin e numërimit dhe ishte shkelje heqja e PDIU dhe u vendos që kësaj radhe PDIU të hyjë me LSI dhe detyrimisht do takohemi, unë shoqërohem me të gjithë. Ne këmi hy të gjithë në kosrsinë tonë dhe shof ça ndodh me PDIU” shtoi më tej Idrizi.

 

Të fundit