Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ka disa të vërteta të rëndësishme që zbulohen nga “lobimi rus” i Bashës
Fitim Zekthi
Sa më e rëndë të jetë gjendja e një subjekti politik, aq më e madhe është nevoja e tij për një armik. Armiku është shpëtimi i vetëm në raste të tilla dhe sulmet ndaj tij kthehen në aktivitetin bazë të subjektit. Në nëntor të 2017-ës, në kohën kur çështja ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i konsideruar 'ylli më i madh' i qeverisë Rama në katër vite, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, u bë përvëluese, kryeministri doli diku të takonte popullin, i veshur si në paradat më ekstravagante të modës, në përpjekje të shmangte vëmendjen.
Sado që veshja me brekushe Yamamoto tërhoqi vëmendjen, ajo vdiq shpejt. Atëherë, kryeministri nisi sulmet ndaj opozitës se, gjoja ajo kishte paguar një kompani lobimi në ShBA dhe nuk kishte deklaruar burimin e parave në KQZ. U bënë emisione televizive, u akuzua PD për pagesa të paligjshme, deputetë të ndryshëm të PS-së përdorën foltoren e Parlamentit për të kërkuar që PD, 'para popullit', të mbante përgjegjësi. Iu kërkua Prokurorisë të hetonte, etj. Kur halli i PS-së u fashit disi, për shkak se “çështja Tahiri” u pengua, u shua edhe sulmi ndaj PD-së. Kur në shkurt të 2018-ës u kapën në portin e Durrësit mbi 6 kuintalë kokainë që vinte nga Kolumbia, sulmi ndaj PD-së dhe Bashës, për gjoja lobimin rus, u rikthye shumë më i fuqishëm. Halli ishte edhe më përvëlues. Një sasi prej 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia, me vlerë rreth 200 milionë euro, nuk vinte kuturu këtu.
Dukej që ishte një linjë e sofistikuar që, nuk ka mundësi të mbahet gjallë pa lidhje thellë në qeveri. Akuzat e PS-së në këtë rast thonin se PD-ja ka lobuar në SHBA nëpërmjet rusëve, është financuar nga rusët, etj.
Pasi kaloi kjo situatë, çështja e lobimit rus të PD-së u harrua. Prokuroria, megjithatë, nisi një hetim për ta mbajtur si çështje të hapur në mënyrë që të përdorej dikur. Pas më shumë se një viti, çështja rikthehet sërish për diskutim. Tani qeveria Rama dhe vetë kryeministri është më në krizë se kurrë. Kryeministrit, jo vetëm i ka rënë Tahiri, i cili është në gjyq për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, jo vetëm i ka rënë Xhafaj, mes shumë dyshimesh dhe intrigash, jo vetëm ka larguar gati të gjithë qeverinë dhe zëvendësuar atë me njerëz që nuk po ofrojnë asgjë (dhe nuk mund të ofrojnë asgjë pasi politikisht nuk përfaqësojnë asnjë profil dhe asnjë peshë), jo vetëm është i pëmbytur nga akuzat për korrupsion në Unazën e re, jo vetëm ka dështuar (duke gënjeyer) me gjoja “hapjen e negociatave”, jo vetëm nuk qeveris dot dhe nuk prodhon asnjë politikë dhe asnjë rezultat, por është edhe në kolaps për shkak të deligjitimimit të shumicës nga akuzat për vjedhje votash dhe nga braktisja e parlamentit nga opozita.
Në këto kushte, kur ai është shndërruar në një zombie, në një qenie të pagjallë që rri në këmbë, rikthimi i akuzave idiote për lobim rus të PD-së është i pritshëm. Këtë herë rolin për ta rifutur në diskutim këtë çështje e ka marrë Prokuroria.
Prokuroria ka thirrur për të dëshmuar kryetarin e PD-së, sepse hetimet “kanë hyrë në një fazë të re meqë, paskan "ardhur përgjigje" që i ka kërkuar nga SHBA. Sigurisht, që është një shërbim që prokuroria ia bën kryeministrit Rama. Ajo e ka pritur këtë gjë që kur nisi hetimet në një kohë që dhjetëra hetime delikate si blerja e votës, çështja e Unazës së re, çështja Tahiri etj., etj., krasiten ose lihen të vdesin ngadalë.
Megjithatë, le ta shohim pak më gjerë se çfarë janë këto akuzat për lobim rus të Bashës dhe PD-së.
Si burim i akuzave kundër PD dhe Bashës për lobim rus, përdoret që në fillim një artikull i një reviste amerikane “Mother Jones”. “Mother Jones” është një revistë, e cila qëndron në të majtën më të majtë të spektrit politik, jo vetëm në SHBA. Që kur Presidenti Donald Trump ishte në fushatë për fitimin e nominimit brenda partisë, kjo revistë ka qenë një kundërshtare e egër e tij.
Pasi Trump fitoi zgjedhjet në SHBA, e majta, demokratët, liberalët, progresistët u shokuan, nuk e pranuan kurrë një fitore të tillë. Ata madje, shpërthyen në protesta, dogjën goma, thyen dyqane etj. Trump u akuzua për fashist, për nazist, për prorus etj. Mediat, organizata të ndryshme joqeveritare, think tank-e liberale, komuniste, të majta etj., kudo në botë, por sidomos në SHBA, nisën të flasin për rezistencë. Ato rimorën një term të vjetër të së majtës komuniste europiane, atë të 'rezistencës'. Komunistët në Europë, në mënyrë djallëzore përdorën termin 'rezistencë' ndaj fashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore, sepse donin të fshihnin bashkëpunimin që ata patën me fashizmin. (Janë të njohura urdhrat e Partisë Komuniste franceze kur u sulmua Franca nga Hitleri që të mos luftonte, pasi nazizmi po lufton borgjezinë. Janë të njohura edhe paktet mes komunistëve dhe fashistëve kudo në Europë deri në qershor 1941).
Narrativa e rezistencës antifashiste vijon të riprodhohet gjithnjë nga e majta sa herë asaj i kërcënohet pushteti politik, ekonomik dhe kulturor. Noah Rothman shkruante pak kohë më parë se ky identitet toksik është një obsesion i vjetër i së majtës që po shfaqet tani. “Mother Jones” është thjesht një ingranazh fare i vogël i kësaj makinerie anti-Trump, e cila ka më shumë se dy vjet që e quan Trump-in 'njeri të zgjedhur nga rusët' dhe 'fashist'. Partia Socialiste shqiptare e ka marrë artikullin e kësaj gazete, i cili aludon se rusët janë pas lobimit të Partisë Demokratike, duke e financuar atë madje. Pavarësisht akuzave nga e majta dhe pavarësisht hetimeve të thella në SHBA, nuk është gjetur asnjë lidhje e Presidentit Trump me rusët në fushatën e zgjedhjeve.
Por, Partia Socialiste dhe kryeministri Rama, duke e ditur ndjeshmërinë e SHBA-së ndaj çështjes ruse, mendon se ka gjetur mjetin e duhur për të sulmuar PD-në, me idenë se kjo gjë do të bëjë të harrohet ose shmanget debati i ditës mbi krizën politike dhe blerjen e votave, siç mendoi dikur se do të harrohej 'çështja e kokainës' apo 'çështja Tahiri' dhe PD-ja do të vihej në vështirësi.
Ligji amerikan i kontrollit të financimeve është më i thukëti ligj në botë. Është e pamundur që të hyjnë para në SHBA, të cilat të jenë para të interesave ruse, para që duan të dëmtojnë interesat amerikane me anë të lobingjeve. PS dhe Rama me kohë i janë bashkuar atij kori ndërkombëtar (kulturoro-ideologjik) zërash, që e quan Presidentin Trump fashist dhe të ndihmuar nga rusët.
Në këtë rast, ajo që ka shkruar revista “Mother Jones” nuk është vetëm në një linjë me qëndrimin e PS-së, por i shërben edhe hallit të tyre për të shmangur vëmendjen nga kriza. Në qoftë se do të ishte shqetësimi te transparenca e financimit të partive, atëherë PS-ja dhe Rama nuk do të kishin qenë autorë të një lobimi, sa të turpshëm aq edhe të paligjshëm, ku kryetari i PS-së, Rama, mori pjesë në një takim për mbledhje fondesh të Presidentit Obama i ftuar si “gruaja e Bilalit”. Pagesa e kryer atje u bë objekt i hetimit nga FBI-ja.
Gjithashtu, në qoftë se do të ishte shqetësimi te financimet jotransparente, PS-ja dhe Rama do të kishin pasur një përgjigje tjetër dhe një sjellje tjetër me mbjelljen e hashashit, me paratë e tij dhe me financimet që kryejnë këto para. Në qoftë se do të ishte shqetësimi te transparenca e financimit, PS-ja dhe Rama do të duhet të besonin te Departamenti i Thesarit në SHBA, i cili nuk mund të ligjërojë para që vijnë kundër ligjit. Në qoftë se do të kishte shqetësimin e ndikimit apo financimit rus kundër interesit amerikan, atëherë PS-ja dhe Rama do të duhet të dinin se atë më shumë se kushdo tjetër e heton vetë SHBA-ja, e mbron FBI-ja dhe institucionet e tjera atje.
Sigurisht, Rusia, duke qenë një vend i madh, lufton për ndikim edhe në rajonin tonë. Ajo është në një lloj lufte të re të ftohtë me SHBA-në. Ajo ka ndikim në Serbi, përpiqet të ketë ndikim në Rumani, në Mal të Zi, në Maqedoni apo Bullgari. Është vënë re gjithashtu se ka përpjekje për të qenë më e pranishme në Shqipëri, me anë të ndonjë investimi minor, rritjen e lehtë të shkëmbimeve tregtare apo ardhjes së turistëve etj. Orientimi ynë politik është pa mëdyshje nga SHBA dhe BE-ja. Nuk ka subjekt që mund të bëjë një vetëvrasje të tillë që të shtyjë përpara agjendën ruse. Akuza që bën PS se, PD apo Basha ka pranuar financime ruse, është thjesht idiote.
Nuk ka mendje normale që të besojë se Lulzim Basha po pranon të bëhet njeriu i rusëve në Shqipëri, po pranon të punojë për interesa ruse kundër atyre amerikane apo europiane. Këtë mund ta thotë vetëm ndonjë deputet socialist, që nuk merr në konsideratë veten e tij kur flet. Në Partinë Socialiste, e cila është trashëgimtare e Partisë së Punës, ka nostalgji për Bashkimin Sovjetik, ka njerëz dhe funksionarë që e kujtojnë me emocion kohën e Bashkimit Sovjetik, por edhe ata nuk guxojnë të bëhen njerëz që vihen në përdorim të Rusisë.
Madje, as ndonjë ish- spiun i shërbimit të Bashkimit Sovjetik, që është sot në PS, ose që ka familjarët e tij në PS, nuk e bën dot. Përderisa këta nuk e bëjnë dot, Lulzim Basha që nuk ka pasur ndonjë lidhje kurrë me BS-në nuk mund ta bëjë. Gjithë ky debat qesharak që ka ngritur PS-ja duhet të marrë fund.Të paktën prokuroria duhet të dalë nga kjo lojë e poshtër ku po shërben krizës së PS-së dhe Ramës. Nuk mund të kalojë qeverisja e vendit vetëm duke bërë propagandë dhe vetëm duke sulmuar 'armikun'. Ka disa gjëra, për të cilat edhe shërbyesit më të mëdhenj në prokurori, media etj., të Ramës duhet të ndalen, të marrin frymë dhe të mendojnë se atij nuk mund t’i shërbehet verbazi, dhe kur vendi është zhytur në krizë të plotë.
Bëhet fjalë për një ndryshim paradigmatik të mënyrës së qeverisjes, bëhet fjalë për një pushtet të frikshëm si ai i trafikut ndërkombëtar të kokainës, nga i cili nuk del as qeveria vetë. Kjo nuk është një çështje e Ramës dhe e mbrojtjes së Ramës përballë Bashës. As një çështje e mbrojtjes së Bashës. Kjo është një çështje shumë e madhe që ka pasoja me vite, edhe pasi të ikë Rama.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38