Flash News

KRYESORE

Ka disa vite që e kërkon, Mourinho ofron 80 mln euro për yllin e Realit

Ka disa vite që e kërkon, Mourinho ofron 80 mln euro për yllin e

Pak ditë më parë Mourinho theksoi se te Tottenham nuk do të ishte mbreti i merkatos, por mbase ky ishte thjesht një "blof". Mediat raportojnë se tekniku portugez po bëhet gati për çmendurinë e radhës. Ai kërkon me ngulm mbrojtësin e Real Madrid, Raphaël Varane.

"The Special One" është i fiksuar keq pas francezit, i cili është shpallur kampion bote me kombëtaren e "Gjelave". Ai e ka kërkuar edhe kur ishte te Manchester United. Real Madrid asnjëherë nuk e ka menduar shitjen e mbrojtësit shtatlartë, i cili prej vitesh ka formuar një dyshe të shkëlqyer me veteranin Sergio Ramos.

Tottenham, gjithsesi, e ka pranuar sugjerimin e trajnerit dhe ka përgatitur 80 milionë euro. Nëse Varane do të tundohet nga oferta e një trajneri si Mourinho, Real Madrid nuk e ndal dot.

Të fundit