Flash News

KRYESORE

‘Ka ende punë për një sistem drejtësie të saktë’/ Borchardt tregon tre gjykatat që janë në rrugën e duhur

‘Ka ende punë për një sistem drejtësie të

Ambasadori i OSBE në vendin tonë Bernd Borchardt, në konferencën e parë rajonale për administrimin e Gjykatave dhe menaxhimin e çështjeve, u ndal te sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Diplomati tha se ende ka punë për të forcuar sistemin e drejtësisë, duke përmendur edhe funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

“Vettingu vazhdon, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë shpresojmë se do të bëhen funksionale së shpejti. Këto përpjekje janë të favorshme për të forcuar gjyqësorin.

OSBE mbështet organet qeverisëse të gjyqësorit. Ne jemi të lumtur që mbështetim punën e KLP dhe KLGJ”, tha Borchardt.

Diplomati i OSBE përmendi tre shembuj për të thënë se projekti i mbështetjes për efikasitetin në drejtësi funksionon.

“Flasim për gjykatën e Krujës, vetëm pas 6 muaj pas zbatimit kohëzgjatja e e gjyqeve penale u ul nga 135 ditë nga 45 ditë.

Në Korçë numri i seancave jo produktive ra nga 35 % në 2%. Në Lezhë numri i seancave u ul me 50%. Këto janë vetëm 3 shembuj të suksesit”, tha diplomati.

Të fundit