Flash News

KRYESORE

“Ka frymëzuar krimin në kurriz të jetës”, deputeti i PD kritikon heshtjen e Ramës

“Ka frymëzuar krimin në kurriz të jetës”,

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka kritikuar heshtjen e kryeministrit Edi Rama për masakrën e Matit, ku tre persona mbetën të vdekur dhe një tjetër i plagosur.

Gjunkshi thotë se masakra është frymëzuar nga modeli i qeverisjes së Ramës, i cili ka frymëzuar krimin në kurriz të jetës.

“Edi Rama vazhdon të heshtë për masakrën në fshatin Shëlli ku humbën jetën në krye të detyrës 3 qytetarë dhe u plagos një tjetër. Edi Rama flet për gjithfarë idiotësish por hesht për jetët e humbura njerëzore. Ai hesht se ajo masakër është frymëzuar nga modeli i qeverisjes së tij kriminale. Edi Rama me heshtjen e tij nuk distancohet nga krimineli që ai veshi me pushtet, sepse këtë ka bërë deri më sot, ka mbrojtur dhe frymëzuar krimin në kurriz të jetës, sigurisë dhe pronës së qytetarëve të ndershëm. Edi Rama dhe krimi janë të pandarë”, shkruan deputeti demokrat.

Krimi jashtë kontrollit, Basha lë të hapur mundësinë e rikthimit të dënimit me vdekje

Të fundit