Flash News

KRYESORE

Ka gënjyer, The Weekend nuk do t`ia dhuronte kurrë veshkën Selena Gomez

Për të kuptuar të vërtetën e fjalëve që po qarkullonin, një njeri shumë i afërt me Selena Gomez dëgjoi albumin e ri të “The Weekend”. Një burim ka thënë se The Weekend nuk do t’i dhuronte kurrë veshkën Selena-s, pavarësisht këngëve të tij që i dedikohen asaj.

“Thashë se nuk ndjeja asgjë, por gënjeva/ Desh preva një pjesë të vetes për jetën tënde”, është një nga dedikimet që këngëtari kanadez i ka bërë ish-të dashures.

Dhe këto fjalë kanë nisur t’i bëjnë njerëzit të dyshojnë se, mos ai do t’i dhuronte këngëtares veshkën, për ta shpëtuar.

“Është vetëm një tekst dhe ai e dinte se do të tërhiqte vëmendjen dhe se njerëzit do ta interpretonin pikërisht ashtu siç kanë bërë, por ai kurrë nuk do t’ia dhuronte veshkën e tij Selena-s”, shpjegoi burimi.

“Sigurisht, ai ishte i dashuri i saj në atë kohë, kështu që ndoshta e kaloi ndër mend faktin për të bërë testin e përputhshmërisë, por kjo nuk ndodhi kurrë. Selena nuk ia kishte kërkuar kurrë. Ajo nuk donte madje as që ai ta mendonte si ide! Ishte mjaft e vështirë që ajo të lejonte një mikeshë të përjetshme [Francia Raisa] ta bënte këtë, por një të dashur të ri? Në asnjë mënyrë”.

Të fundit