Flash News

KRYESORE

Ka gjithmonë një herë të parë, Bebe Rexha tregon çfarë do të bëjë së shpejti

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, njihet jo vetëm për zërin dhe stilin e saj të veçantë por edhe për zgjedhjet e guximshme që bën shpesh në daljet e saj publike.

Së fundmi këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” dëshirën për të bërë një tatuazh, i cili do të jetë i pari për të.

“Dua të bëj tatuazhin tim të parë”, shkruan Bebe në “Instastory”.

Shumica dërrmuese e personazheve të njohur kanë një numër të konsiderueshëm tatuazhesh në trup, duke përfshirë këtu edhe këngëtaret shqiptare Rita Orën e Dua Lipën. Siç duket edhe Bebe Rexha është influencuar nga ky trend dhe ka vendosur ta bëjë një të tillë.

Të fundit