Flash News

KRYESORE

Ka humbur 7 pjesëtarë të familjes prej COVID-19, 23-vjeçari bëhet amerikani i parë që teston vaksinën në fazën finale

Një 23-vjeçar është bërë amerikani i parë që teston vaksinën në fazën finale në Universitetin e Oxfordit. Historia e tij është e trishtë pasi ai ka humbur 7 pjesëtarë të familjes me COVID-19.

Jacob Serrano, 23 vjeç dhe 31 të tjerë u vaksinuan nga Oxford dhe Faza III arrin të dallojë nëse vaksina është efektive në parandalimin e simptomave të COVID-19 në një shkallë më të gjerë vullnetarësh.

"Unë shikoj numrin e madh të jetëve që kemi humbur dhe thjesht nuk dua që kjo të vazhdojë të ndodhë. Unë e di që kishte një rrezik sepse është si një provë, por do të preferoja të ishim një hap më pranë, pa marrë parasysh pasojat,"- tha ai për CBS News.

Serrano dhe të tjerët që u vaksinuam në Headlands Jem Research Institute në Lake Worth, do të gjurmohen gjatë javëve të ardhshme për të parë se kush ndërton një përgjigje imune kundër virusit.

Të fundit