Flash News

KRYESORE

Ka kaluar një periudhë të vështirë, Demi Lovato feston 27-vjetorin e lumtur mes miqsh

Ka kaluar një periudhë të vështirë, Demi Lovato feston
Një vit më parë, Demi Lovato u përball me një nga vështirësitë e saj më të mëdha, që mund t`i merrte dhe jetën. Ajo kaloi në overdozë, çka e bëri këngëtaren të kalojë një traumë të madhe shëndetësore. Gjatë gjithë kësaj kohe, Lovato ka qenë duke u rikuperuar dhe tashmë duket më e lumtur se kurrë. Ajo feston sot 27-vjetorin e lindjes dhe ka festuar mes miqsh, përfshirë dhe këngëtaren Ariana Grande, e cila është mikeshë shumë e mirë e Demi-t.
Demi ka publikuar në ‘Instagram’ disa video në të cilat shihet se të gjithë ata që i janë gjendur pranë e kanë uruar me një tortë dhe duke kënduar.

Të fundit