Flash News

KRYESORE

Ka kaluar të njëjtën situatë, Demi Lovato mbështet Bebe Rexhën për bulizmin që po i shkaktohet

Bebe Rexha po përballet me bulizmin në mënyrën më të keqe të mundshme. Çdo ditë e më shumë fansat po bëhen më agresivë dhe komentojnë negativisht në profilin e saj në Instagram sa i përket peshës trupore që këngëtarja ka.

Por, Bebe ka vendosur të mos dorëzohet. Po i përballon komentet dhe po ua "plas" në fytyrë që ajo e do veten siç është por problemet shëndetësore e kanë bërë të marrë disa kile shtesë për shkak të ilaçeve dhe ka kërkuar nga fansat mos ta paragjykojnë kur nuk dinë arsyen e vërtetë.

Në këtë përballje, është këngëtarja dhe aktorja Demi Lovato që i ka dalë në mbrojtje Bebes. Madje e konsideron atë inspirim:

“Ti je e mrekullueshme, e fortë, origjinale dhe një inspirim për mua dhe shumë të tjerë. Faleminderit që je vetja dhe je kaq femër e bukur. Të dua”.

Kujtojmë se Demi Lovato ka pasur të njëjtat probleme në të shkuarën. Madj ka qenë pikërisht bulizmi arsyeja pse e bënë atë të niste përdorimin e lëndëve narkotike, prej të cilave gati humbi dhe jetën.

Të fundit