Flash News

KRYESORE

Ka katër fëmijë, por Victoria flet për të pestin dhe sakrificat që bën për ta pasur

Victoria Beckham është një nga femrat më të fuqishme në botën e modës, në gjithë botën. Ajo është një grua e suksesshme në karrierë dhe një nënë shumë e përkushtuar po ashtu. Disa ditë më parë, ajo ka festuar 10-vjetorin e markës së saj të modës dhe për këtë brand ajo ka punuar shumë.

“Unë jetoj dhe marr frymë për këtë markë shtatë ditë në javë: kurrë nuk e fik telefonin, nuk shkoj kurrë me pushime dhe ta mbyll telefonin ose e-mailin tim. Kjo markë është fëmija im i pestë. Ka pasur momente të shkëlqyera përgjatë rrugës, kam fituar çmime, shitje të mira, por për mua suksesi është një gjë dhe mbajtja e tij është diçka krejtësisht e ndryshme. Unë e mbaj gjithmonë kokën poshtë, e përqendruar në hapin e radhës,"- është shprehur ajo.

Të fundit