Flash News

KRYESORE

Ka kënduar në disa filma të saj, aktorja turke përgatit klipin e parë

Aktorja e njohur turke, Serenay Sarikaya, duket se veç aktrimit do të zhvillojë karrierën edhe në muzikë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë aktorja, e cila këngën e saj të parë e ka realizuar në bashkëpunim  me muzikantin Jabbar.

“Është një projekt që e duam shumë dhe mezi presim ta publikojmë”, është shprehur artistja.

Kujtojmë se Serenay njihet gjerësisht për talentin e saj në muzikë, pasi në disa prej filmave ku ka luajtur ajo edhe ka kënduar vetë këngët shoqëruese të skenave.

Të fundit