Flash News

KRYESORE

Ka krisje te Partizani, Demi: Vendosa unë për Malën, shumë i vogël para klubit!

Ka krisje te Partizani, Demi: Vendosa unë për Malën, shumë i

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, foli pas fitores kundër Laçit me rezultatin 1-0. Tema e ditës është përjashtimi i mesfushorit Esat Mala nga skuadra dhe numri një i klubit është treguar shumë i ashpër me djaloshin e ri.

"Mungesa e Malës? Çfarë kishte ndonjë ndryshim Partizani pa Malën? Partizani i bën lojtarët! Mala është shumë i vogël përpara Partizanit. Megjithatë nuk e di, për problemet e Malës! Sqarim? Çfarë sqarimi doni, nuk doja unë të luante”.

Demi tregohet i ftohtë dhe për shkëputjen nga vendi i dytë dhe mendon se kampionati është i gjatë. "Është ende fillimi, nuk kanë mbaruar gjysmat e ndeshjeve. Ka kohë për derbin, janë edhe 2 javë. Diferenca me ndjekësit është shumë e vogël".

Të fundit