Flash News

KRYESORE

Ka kryer operacione plastike, Bleona Qerreti poston foton e para 17 viteve

Bleona Qerreti është një nga këngëtaret shqiptare që ka dalë në skenë shumë e re, që 17-vjeçe. Ajo nuk ka ndryshuar shumë ndër vite, duke ruajtur të njëjtën hijeshi.

Mirëpo, faqja “Vipat e Bllokut” e akuzon për ndërhyrje nëpërmjet dy fotove që kanë hedhur në faqen e tyre të Instagramit.

Bleona ka reaguar menjëherë, e cila nëpërmjet dy postimeve në Instastory, ka treguar që nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.

“Kjo është e të njëjtit vit me atë idiotësinë me photoshop që ke nxjerrë edhe ti. Turp të kesh. Verifikohet lehtë vitit i kësaj fotoje sepse është Festivali Kombëtar i vitit 2001. Titulli i këngës: Telefon!!!” – shkruan këngëtarja

Të fundit