Flash News

KRYESORE

“Ka lexuar shumë libra”, analisti sugjerim Ramës: Emëroje Cakajn drejtor të Bibliotekës Kombëtare

“Ka lexuar shumë libra”, analisti sugjerim Ramës:

Analisti Anton Alibekaj e ka cilësuar të dobët propozimin e kryeministrit Rama për emërimin e Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme, i cili eshte nje figure pa eksperience ne diplomaci.

Referuar deklaratës së Ramës, se Cakaj ka lexuar shumë libra, Alibekaj ironizon duke thënë se do ishte mirë që 28-vjeçari të emërohej drejtor i Bibliotekës Kombëtare.

“Meta ka krijuar këtë ngërç pikërisht për të krijuar një lloji ngërçi institucional për të hapur debatin që kandidatura që ka përzgjedhur zt.Rama është një kandidaturë shumë e dobët. Që Rama thotë se ai ka lexuar më shumë libra se të gjithë gazetarët në Tiranë ta vinte drejtor të Bibliotekës Kombëtare. Ai ka qenë zv/ministër për Evropën dhe ka një bilanc negativ. Ne nuk njohim asgjë prej tij përveç faktit se ka qenë zv/kryeministër. Ai e ka thënë hapur që ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është diçka normale. Cakaj është i vetmi diplomat në Perëndim nëse mund të përfshihemi që mbështet hapur ndryshimin e kufijve”, shprehet ai ne emisionin 'Arena' ne Ora News.

Kandidatura e Cakajt nuk është firmosur ende nga Presidenti Meta, pasi ai pret informacione nga agjencitë ligjzbatuese lidhur me të kaluarën e tij.

Shtyhet dekretimi i Cakajt, Meta kërkon informacione nga ky shërbim inteligjent

Të fundit