Flash News

KRYESORE

“Ka mbetur vetëm një pikë pa zgjidhur”, për cilën çështje foli Basha në reagimin për Yuri Kim

“Ka mbetur vetëm një pikë pa zgjidhur”, për

Pak minuta pas deklaratës së kryediplomates amerikane Yuri Kim, e cila tha se kreu i PD ka në duar të ardhmen e vendit, nga selia blu Lulzim Basha deklaroi se Këshilli Politik nën ndërmjetësimin e ambasadorëve ka bërë progres për draftin konsensual të Reformës Zgjedhore dhe se ka mbetur vetëm një pikë pa u dakordësuar.

“Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”, tha Basha.

Po për cilën pikë e ka fjalën kryedemokrati? Sipas gazetatës panorama, pika për të cilën palët nuk kanë arritur të gjejnë ende konsensus është se si do të jetë raporti i komisionerëve zgjedhorë të depolitizuar dhe atyre të propozuar nga partitë politike.

Të fundit