Flash News

KRYESORE

"Ka mundësi të mos më ndërpresësh ti mua?" titulli i dëgjesave të kryeministrit sipas Kadillit

"Ka mundësi të mos më ndërpresësh ti mua?"

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Fatbardh Kadilli ,sekretari për Burimet Njerëzore në PD është shprehur se ajo që quhet dëgjesë publike në takimet e kryeministrit Rama me qyetarët janë thjesht monologje.

"Ka mundesi të mos më ndërpresësh ti mua?"... ky duhet të jetë titulli i takimeve që kryeministri i quan degjesa, shkruan Kadilli.

Më tej ai shton se sipas kryeminsitrit fajin na e ka administrata jo partia.

Statusi i plotë:

"Ka mundësi të mos më ndërpresësh ti mua?"... ky duhet të jetë titulli i takimeve që Kryeministri i quan dëgjesa, por ne fakt i mbledh te keqkuptuarit qe ta degjojne. Nuk ka takim qe nuk ndodh qe ndonje i keqkuptuar shkon t'i flase atij qe thote se ka dale shesheve te "degjoje" dhe merr kete reagim nga KM, "a ka mundesi te mos me nderpresesh".. Monologjet e "degjeses" jane vecse nje diare fjalesh per koncepte idem si ato qe trajtonte Ramiz Alia: "na moren me qafe te paaftet", "t'i gjejme punen njeriut, jo njeriut punen", "lufte kunder administrates (burokratizimit)" etj. Dmth fajin na e ka administrata jo partia. Syrit te partise nuk i shpeton asnje "burokrat".. Dhe piken mbi i e ve folesi ne tv: "ndoqet fjalen e KM ne degjesen me qytetaret".

Të fundit