Flash News

KRYESORE

"Ka mungesë të theksuar të vullnetit politik", Ristani: "Zgjedhorja" s'ka kuptim pa drejtësi të pavarur

"Ka mungesë të theksuar të vullnetit politik", Ristani:

“Ka papërgjegjshmëri  në mënyrën e trajtimit dhe mos-transparencë për publikun”, kështu është shprehur  ish-kreu i KQZ, Arben Ristani, referuar punimeve për Reformën Zgjedhore. I ftuar në “Real Story”, Ristani ka theksuar se Zgjedhorja nuk ka kuptim pa drejtësi të pavarur.

“Reforma Zgjedhore është pikë kyce për integrimin e Shqipërisë, por kjo reformë po vonohet. Ka papërgjegjshmëri për mënyrën si kjo reformë po trajtohet, ka mos-transparencë për publikun. Reforma Zgjedhore nuk ka kuptim pa pasur drejtësi të pavarur. Garanti i të Drejtave të Njeriut është Kushtetuesja, që nuk ekziston tani për tani. Kjo reformë është e lidhur me sistemin e adresave, me të gjithë të tjerat. Bëhet sikur janë të sinqertë, por në fakt shihen vec interesa momentale. Edhe rekomandimet e OSBE ODIHR-it janë që më 2013 e nuk kanë ecur sa duhet. Edi Rama bën fasada”, tha Ristani.

Ndërsa thekson se palët kanë treguar mungesë të theksuar të vullnetit politik, për ish-kreun e KQZ-së përgjegjësia për “dështimin” e arritjes së një konsensusi mes palëve është kryesisht e qeverisë dhe më pas opozita.

“Nuk ka ëngjëj, por fajin gjithmonë e ka pushteti më shumë. Edhe kur PD ka qenë në pushtet, përgjegjësia shihej më shumë tek maxhoranca. Edhe futja e teknologjisë ndikon në shumë hallka të procesit, por do shumë kujdes. Teknologjia kërkon besim. Më shumë ka mungesë të vullnetit politik, kjo është njëlloj. Ka mungesë të vullnetit politik sepse nuk ka burra shteti. Por faji më shumë gjithmonë i takon pushtetit”, përfundoi Ristani.

Të fundit