Flash News

KRYESORE

“Ka nevoja alarmante”, Rama “josh” fuqinë punëtore: Do kenë paga të konsiderueshme

“Ka nevoja alarmante”, Rama “josh” fuqinë

Kryeministri Edi Rama përsëriti mungesën e fuqisë punëtore, e domosdoshme për projektin e rindërtimit të zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas Ramës, do u kërkohet kompanive private që të hyjnë në garë për paga të konsiderueshme jo të ulëta për punëtorët.

“Do kërkohet një punë që nis në vijim për të trajnuar krah pune. Do ju referohemi shkollave profesionale që janë të lidhur me procesin e ndërtimit që të aplikojnë për të marrë pjesë në këtë zhvillim me rëndësi për vendin.

Bëhet fjalë për shumë vende pune. Sot po e shohim shume mirë se ka nevoja alarmante në këtë fushë nga kompanitë që kanë nisur të merren me meremetimet dhe nuk ka kapacitete të mjaftueshme si pasojë e shumë juristëve qëndrojnë në kafenetë poshtë.

Familjet e prekura që kanë humbur shtëpitë do ta kalojnë vitin e ri në shtëpi të pakrahasueshme me ato që humbën.

Ky program rindërtimi ka edhe një komponent politiko-sociale strehimi pasi ato familje me disa kurora që kanë humbur një shtëpi do marrin aq shtëpi sa kanë kurora, do jetë proces shumë transparent për të mos u hapur shteg manipulimeve”, tha Rama, pas prezantimit të modeleve të rindërtimit.

Të fundit