Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Ka nis punë si administrator pallati", reagon Ndiçim Xhepa: Ligësi! Nuk më blen dot askush
Nga Suadela Balliu
“Kam pesëmbëdhjetë vjet që e jap këtë kontribut të vogël qytetar për komunitetin ku banoj.” përgjigjet Ndriçim Xhepa, një ditë pas lajmeve që nisën të qarkullonin në rrjetet sociale, se aktori i njohur i skenës dhe ekranit shqiptar kishte nisur punë si administrator pallati. Drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës, Erindi Bejko dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj postuan disa fotografi duke përgëzuar aktorin jo vetëm si ikonë, por edhe si qytetar model.
“U bëra administrator nga halli. Askush nuk donte të merrte përsipër ca bezdi më shumë në ngarkim. Por unë banoj në kat të nëntë, imë ëmë në kat të shtatë.” –vijon telefonatën aktori.
Ishin pikërisht defektet e ashensorit që e detyruan në një farë mënyre ta merrte përsipër detyrën e administrimit të hapësirave të përbashkëta, pasi ngjitja deri në kate të larta bëhej e mundimshme jo vetëm për të, por edhe për nënën e tij, aktoren e njohur Margarita Xhepa, që banon në po të njëjtën godinë me të birin.
“Kështu u vendos mes banorëve në asamble, që ta kryeja unë këtë kontribut duke u kujdesur që të paguheshin tarifat , të mirëmbahej ashensori dhe ambientet e pallatit të pastroheshin.” –thotë ai, ndërsa kujton se ishte viti 2003 kur nisi ta bëjë këtë, kohë kur edhe pallati sapo ishte ndërtuar. “Nuk e di ku ishte Erjon Veliaj atëherë” – shton ai, ndërsa kujton atë ditë kur drejtori i bashkëpronësisë erdhi të inspektojë në pallatin e tyre. “Unë po u tregoja sesi ishte mirëmbajtur , sesi me kontributin vullnetar të një banori kishim rivendosur portën që ishte vjedhur, sesi ishin vënë kangjellat dhe me të, ishte një vajzë që shkrepte foto në celular. Mendova se ishin fotografi për të dokumentuar se e kishin kryer punën duke vizituar çdo pallat, por kurrë nuk ma merrte mendja se do i përdornin për të spekuluar.”
Xhepa saktëson se ai nuk është emëruar nga Bashkia si administrator, por nga asambleja e pallatit të tij, ku banojnë 21 familje. “Ata erdhën pikërisht për të emëruar një administrator të Bashkisë dhe, e di pse e bëjnë këtë? Sepse këto i quajnë vende pune. Dhe, që të paguhet me rrogë një administrator i Bashkisë, do duhej që banorëve t’u rritej tarifa. Banorët e pallatit nuk pranuan duke i thënë se e kishin tashmë një administrator dhe se gjithçka kishte funksionuar më së miri deri tani. E bënë se u interesonte jo ka ndonjë efekt fakti që unë jam aktor. Nuk donin të paguanin tarifën që propozoi Bashkia prej 1500 lekësh, ndërsa paguajnë vetëm 700 lekë dhe nuk ka pasur asnjë problem me ashensorin prej 15 vitesh, as me pagesën e personit që kujdeset për pastrimin. Por mbase ngaqë unë nuk pranova të firmosja për Bashkinë, ata postuan fotografitë. Nuk e di!” –vijon ai, duke e theksuar edhe njëherë keqdashjen pas këtij lajmi.
“E them sërish se nuk dua të mburrem e t’i jap vetes merita, kam bërë atë punë që kam bërë për 38 vjet, por nuk jam si disa kolegë të mi që thonë me budallallëkun më të madh se “artistët janë njerëzit më të nderuar të këtij vendi!” Po, pse more, kush të tha ty se mjekët nuk janë po aq të nderuar, apo minatorët që vdesin në miniera…pse qenkësh profesioni ynë më i nderuar?”
Nga protesta e djeshme e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, përpara Kryeministrisë dhe Presidencës.
Xhepa ndalet edhe te çështja e teatrit duke thënë se me zemër është aty me protestuesit, por për arsye shëndetësore , për shkak të dy operacioneve të kohëve të fundit, nuk ka mundur të jetë i pranishëm fizikisht. “Kam kaluar dy operacione, fatmirësisht kanë qenë të llojit jo malinj dhe nuk e kam pasur të mundur të jem aty, sepse kjo çështje të përfshin edhe emocionalisht. Mirë bëjnë që protestojnë, por ku janë sot ata që thoshin se do e mbronin teatrin me gjak? Edhe marrëveshja ishte dështim. Si mund të ketë marrëveshje kur kërkesat janë diametralisht të kundërta?! Njëra palë kërkon të ndërtojë kulla, tjetra që të mos prishet. Negociatat dhe marrëveshjet arrihen kur ka kërkesa disi të përafërta, pika takimi, por jo në këtë mënyrë. Ç’marrëveshje u arrit?” – thotë ai në telefon, ndërsa protestuesit që marshuan drejt Kryeministrisë dhe Presidencës ditën e djeshme po ktheheshin të mpakur në numër drejt oborrit të Teatrit për të lënë aty pankartat me shënimin “Mbro teatrin!” . Ai thotë se po të ishin më shumë qytetarë që do e donin teatrin, do të ishin aty duke e mbrojtur godinën, por e vërteta është se shumë njerëz qëndrojnë indiferentë për çështjen.
class=wp-image-19373 srcset="http://gazetasi.al/wp-content/uploads/2018/07/Xhepa-ne-rol.jpg 902w, http://gazetasi.al/wp-content/uploads/2018/07/Xhepa-ne-rol-690x300.jpg 690w, http://gazetasi.al/wp-content/uploads/2018/07/Xhepa-ne-rol-768x334.jpg 768w" sizes="(max-width: 902px) 100vw, 902px" v:shapes="_x0000_i1026">Xhepa në një nga rolet kinematografikë të tij.
“Dua të them se në teatër ka plot njerëz me pasion, njerëz të rinj, jo vetëm aktorë, që punojnë me zemër e që paguhen me shifra tejet minimale” –thotë Xhepa, duke shtuar “Le të shohin ata që shiten e blihen në oborrin e teatrit dhe jo mua. Kush janë ata që thonë “Zgjohu Ndriçim Xhepa!” Më paskëshin blerë mua ata të Bashkisë? E si do të kisha fytyrë unë të merrja para për këtë kontribut?! Dua ta theksoj: Është kontribut vullnetar. Nuk kam marrë kurrë para për këtë. Për të gjithë ata që shpifin rreth kësaj pa marrë mundimin të pyesin. Jo se kush jam, por në këtë artin tonë kam dhënë kontributin tim, jam vlerësuar me çmime që nga Urdhri i Naim Frashëri i Artë, në Festivale filmash, teatri dhe kam marrë çmime me role karakteri , jo me role komunistësh. Nuk kam asgjë kundër kësaj, por po e theksoj natyrën e roleve që kam luajtur , ndërsa tani pa qenë nevoja e gjej veten në këtë llokoçitje facebook-iane. Nuk mendoj se është për turp të jap ndihmesën time të vogël në mbarëvajtjen e jetesës në bashkësi”- thekson Xhepa.
Punën si aktor i Teatrit Kombëtar, Ndriçim Xhepa e nisi në vitin 1979 , ndërsa në karrierën thuajse dyzetvjeçare numëron më shumë se shtatëdhjetë e pesë role , në film dhe teatër. Urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të parë e mori në vitin 1989, ndërsa është bërë i dashur për publikun me rolet protagoniste në filma si “Hije që mbeten pas”, “Unë e dua Erën” apo “Flutura në Kabinën time”. Ka fituar disa herë kupën si Aktori më i Mirë në festivalet e filmit 1987, 1989 e 2000, më ’95 u shpall fitues i çmimit “Aleksandër Moisiu” në Festivalin Kombëtar të Teatrit dhe më 2004-ën Aktori më i Mirë në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2004”.
Xhepa ka qenë një prej kontribuuese në hartimin e ligjit për kinematografinë dhe në vitin 1996, u përfshi në politikë duke u zgjedhur deputet i Partisë Demokratike.
“Unë jam nga ata aktorë që jo vetëm kam falur role, për shkak të ofertave që me vinin nuk mund që në një vit t’i realizoja të gjitha e nga pesë do të zgjidhja dy apo tre role dhe kam refuzuar të jem drejtor i Teatrit Kombëtar kur më janë lutur dy muaj rresht ta pranoja postin, të cilin nuk e desha dhe kur asokohe Bujar Leskaj, ministër i Kulturës ia çoi fakt të kryer në tryezë Sali Berishës emërimin tim, më është dashur peripeci që të çemërohesha sepse nuk doja të shkoja të ulesha në atë karrige. Ndërsa sot, njerëzit shkruajnë se unë paskësha nisur punë si administrator pallati!” –përfundon ai duke e quajtur këtë keqkuptim mediatik si ligësi e disa njerëzve që kërkojnë të përbaltin. /gazetasi.al/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38