Flash News

KRYESORE

Ka një foto të Sorosit me shefen e re të Komisionit Europian!!! Ursula, do ta nxjerrin një ditë edhe në Tiranë; si fletërrufetë dikur

Filantropisti, për disa manipulatori George Soros, është bërë 'strehë' e preferuar për shumë në Tiranë, përfshirë këtu së fundi edhe Presidentin Ilir Meta. Duke kopjuar një fjalor që e kemi dëgjuar nga i-liberali Viktor Orban, kreu i shtetit shqiptar i hodhi shumë faje pasanikut hebreo-amerikan për gjërat që nu shkojnë mirë në Shqipëri.

Në foton më poshtë shihen George Soros, Ursula von der Leyen, e sapozgjedhur shefe e Komisionit Europian, dhe amerikano-gjermani Nicolas Berggruen, një filantropist dhe inevstitor miliarder.

Propagandistët e Orbanit në Hungari e quanin Hans Timmermans kandidatin tjetër për të zënë kreun e KE si 'njeri të Sorosit", ndërkohë që Orbani nuk mbështeti as Manfred Weber, një tjetër gjerman i së djathtës që kandidoi gjithashtu për të zënë vendin e Jean Claude Juncker.

Mediat hungareze komentonin sot përzgjedhjen e Orbanit, von der Leyen, duke e quajtur 'kristian- demokraten më liberale'. Duke botuar edhe foton e saj me Sorosin. Për të cilën, shkruanin me ironi, do të vijë dita që të përdoret në Hungari.

Ashtu si edhe në Tiranë.

Të fundit